Telegrafi

Gjeni për shërimin e qelizave nervore

Hulumtuesit nga Universiteti Utah, kanë njoftuar se ky gjen është thelbësor për regjenerimin e qelizave nervore. Me aktivizimin e shtuar të këtij gjeni, ata kanë arritur të stimulojnë regjenerimin shumë të shpejtë, madje edhe te krimbat e moshuar.

Qelizat nervore e kanë aftësinë e regjenerimit te embrioni, mirëpo e humbin këtë aftësi me kalimin e moshës së organizmit. Shumica e qelizave nervore te të rriturit rigjenerohen shumë dobët ose nuk rigjenerohen aspak. Prandaj zbulimi i një metode apo terapie të re për regjenerimin e qelizave nervore do të ishte një arritje e madhe shkencore.

“E kemi zbuluar shënjestrën molekulare për barnat e të ardhmes, të cilat do të mund të përmirësojnë dukshëm, aftësitë e neuroneve për regjenerim, pas dëmtimit të tyre (si pasojë e traumave ose sëmundjeve)”, ka thënë profesori i biologjisë dhe udhëheqësi i grupit studiues Michael Bastiani

Ekspertët kanë shtuar se zbulimi i tyre një ditë do të mund të ofrojë mënyra për mjekimin e dëmtimeve të palcës kurrizore, si edhe sklerozës multiple. /Telegrafi/