Duket se atë e kontrollon enzima, e cila ndikon drejtpërdrejtë në ADN, dhe e ndryshon atë, që do të thotë se mund të ndikojë në kyçjen dhe shkyçjen e gjeneve tjera, kanë raportuar shkencëtarët e dy universitete të njohura britanike Oxford e Cambridge.
Pos kësaj, duket se gjeni FTO është shumë aktiv edhe në hipotalamus, pjesën e trurit e cila kontrollon urinë. Në nivelin e FTO-së ndikojnë ushqimi dhe abstenimi nga ushqimi, kanë thënë shkencëtarët për revistën Science.
“Tani për herë të parë kemi parë mekanizma të mundur sepse ky variant i shpeshtë gjenetik mund të ndikojë në prirjen për t’u trashur”, ka thënë Stephen O’Rahilly nga Cambridge.
“Zbulimi që FTO ndikon ashtu në ADN, na ka befasuar, dhe na ka mbetur shumë punë për të zbuluar saktësisht se, si ndikon veprimi i tij, në peshën e trupit”, ka shtuar ai.
Në muajin prill të këtij viti shkencëtarët nga universiteti i Oksfordit kishin njoftuar për zbulim e versionin e FTO-së, i cili shton prirjen për t’u trashur, dhe se ai paraqitet shumë shpesh. Madje 63 për qind e të anketuarve kanë pasur një apo dy kopje të këtij gjeni.
Njerëzit të cilët kanë pasur dy kopje kanë pasur rreth 70 për qind më shumë gjasa për t’u trashur për dallim nga ata që kanë pasur këtë gjen si dhe në mesatare kanë pasur 3 kilogramë më shumë. Ata me një kopje të gjenit kanë pasur rrezik më të vogël, mirëpo prapëseprapë kanë qenë në nivel të lartë të rrezikut.
FTO-ja ndoshta ndikon që truri të ndjen ngopjen dhe urinë, ka thënë Rahilly për të shtuar se në funksionin e tij do të mund të ndikohej me ilaçe dhe kështu në fund të shërohet trashësia.
Organizata botërore e shëndetësisë vlerëson se, 1.6 miliardë persona të rritur në botë vuajnë nga pesha e madhe trupore, derisa 400 milionë konsiderohen të trashë.