Site icon Telegrafi

Gjenevë, festë para miqësores Kosovë-Senegal

Përfaqësuesja jonë zhvillon miqësoren e tretë kundër Senegalit, e treta nën monitorimin e FIFA-së.

Në vendin ku luhet ndeshja, tifozë të shumtë shqiptarë që punojnë në Zvicër kanë krijuar një festë ta paparë, duke iu dhënë kurajë futbollistëve të përfaqësues sonë.

Kosova sfidës kundër Senegalit i hyn pas humbjes kundër Turqisë (1-6), takim ky i zhvilluar katër ditë më parë në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit në duel me Senegalin, e më përkrahjen e madhë të bashkëkombësve tanë, pritet të tregojnë performancë më të mirë sesa në miqësoren kundër Turqisë. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version