Telegrafi

Gjenet, mbipesha dhe kanceri

Studimi është orientuar te gjeni i quajtur ADIPOQ, i cili shkakton prodhimin e hormonit që shkakton trashjen, i quajtur adiponektin.

Hulumtimi ka treguar se ata të cilët trashëgojnë formën më të shpeshtë të gjenit ADIPOQ, janë 30% më pak të rrezikuar për ta zhvilluar kancerin zorrës së trashë në krahasim me personat tjerë.

Një e treta e të sëmurëve me kancer të zorrës së trashë kanë histori familjare të sëmundjes, ndërsa tani shkencëtarët janë shumë afër zbulimit të sekuencës së saktë të ADN-së ose mutacionit brenda gjenit ADIPOQ i cili ndikon në rrezikun zhvillimit të kancerit të zorrës.