Telegrafi

Gjenet e reja lidhen me mbipeshën

Në studim ishin përfshirë 260 mijë persona, ndërsa shkencëtarët kanë identifikuar 7 lokacione të gjeneve të lidhura me mbipeshën.

Përveç kësaj, janë zbuluar edhe 4 lokacione që lidhen me gjatësinë, si dhe janë vërtetuar zbulimet e studimeve të mëhershme për gjenet që kanë ndikim në masat trupore.

Mekanizmat gjenetikë, që shkaktojnë mbi peshë ekstreme, u ngjajnë shumë mekanizmave të lidhura me format më të buta të rritjes së masës trupore, thuhet në studim./Telegrafi/