Telegrafi

Gjenerata re e iPhone do ta ketë portin Lightning, jo USB-C si ishte pretenduar më herët

Apple ka bërë të ditur se gjenerata e re e iPhone, do të vijë me ndryshime të mëdha, si dhe sistem të avancuar pune.

Raportet e fundit, pretendonin se kjo pajisje e zgjuar, do të ketë portin USB-C, siç e ka edhe iPad Pro, për ta standardizuar me Samsung Galaxy S9, Google Pixel 2 dhe OnePlus 6, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ueb-sajti japonez që merret me teknologji, Macotakara raporton se iPhone 2019, vazhdon ta ketë portin Lightning, i cili ka mbushur edhe të gjithë paraardhësit e tij.

Ky raport duket mjaft i çuditshëm, sepse Apple është kompania më e popullarizuar në treg, që prodhon pajisje moderne, ndërsa vazhdon ta ketë të njëjtin sistem të mbushjes, teksa të tjart kanë nisur të standardizohen.

Burimi i afërt me kompanianë, ka bërë të ditur se Apple dëshiron t’i shesë edhe më tutje aksesorët e prodhuar dhe jo t’i zëvendësojë me të reja.

Megjithatë, shfrytëzuesit e produkteve nga Apple, nuk do të shpenzohen shumë, pasi me ndryshime do duhet të blinin disa mbushës të rinj. /Telegrafi/