Gjenerata e re e Chapecoenses, e kanë filluar misionin e ri duke stërvitur për herë të parë prej se skuadra kishte pësuar aksident dhe kishin vdekur pothuajse të gjithë.
Disa tifozë të rinj ishin afruar në qendrën stërvitore ku skuadra i bën stërvitjet e zakonshme.
Ekipi do ta luajë ndeshjen e parë me 21 janar në ‘Chapecoense’s Arena Conda’ kundër kampionit brazilian Palmeiras.
Vetëm pak ditë pasi mbushen dy muaj nga aksidenti tragjik që i ndodhi skuadrës.
Ishte 28 nëntori kur fluturimi LaMia 2933 u përplas mbi Medellin në Kolumbi, pasi skuadra ishin nisur ta zhvillojnë ndeshjen finale te Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional.
Shumica e lojtarëve të grumbulluar janë të rinj dhe shumë nga ta janë nën 18 vjeç.
Stërvitjen e udhëhoqi Vagner Mancini, që ka zëvendësuar të ndjerin Caio Junior.
Grupi përbëhet nga 15 lojtarë të ardhur, dhjetë të promovuar nga skuadra e të rinjve dhe katër që nuk kishin udhëtuar.
Edhe Neto që shpëtoi nga aksidenti mund të bëjë një kthim frymëzues dhe është duke biseduar me mjekët pas operacionit në tru.
Chapecoense ka marrë trofeun pasi që Atletico Nacional ka kërkuar që kësaj skuadre t’i dhurohej pa lojë.
Në anën tjetër pas triumfit skuadra e Chapecoenses do të luajë në Copa Libertadores që është e njëjtë me Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/