Gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur që të hyjë në NATO.
Ai ka deklaruar se Forca e Sigurisë është në shërbim të plotë të qytetarëve dhe në dispozicion për çdo urdhër të lartë.
Rama është shprehur optimist që FSK së shpejti do të kthehet në Ushtri të Kosovës.
Gjithashtu edhe presidenti Thaçi, gjatë fjalimit tha se Kosova do të bëhet me Ushtri, sa më shpejt të jetë e mundur.
“Herën e fundit kur kishim një paraklim të FSK-së ishte para 4 vitesh ku FSK kishte kryer të gjitha detyrat për transformim në Forca të Armatosura. Jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtri dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/