Telegrafi

Gjenerali i ushtrisë së Nigerisë dhe 10 oficerë të tjerë vdiqën pas përplasjes së aeroplanit

Shefi i ushtrisë së Nigerisë, gjenerallejtënant, Ibrahim Attahiru, ka vdekur gjatë përplasjes së aeroplanit në shtetin veri-perëndimor të Kaduna, thanë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi derisa avioni po përpiqej të aterojë në mot të keq, tha ushtria.

Bëhet e ditur se po ashtu vdiqën 10 oficerë të tjerë, përfshirë edhe ekuipazhi i aeroplanit.

Lidhur me këtë rast, presidenti Muhammadu Buhari, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga ngjarja.

Gjeneral Attahiru, 54-vjeçar e mori postin e tij në janar të këtij viti.

Forca Ajrore Nigeriane tha se incidenti ndodhi derisa aeroplani po ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar Kaduna. /Telegrafi/