Telegrafi

Gjenerali turk që e ka ndihmuar grushtetin është vrarë!

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha mbrëmë vonë se gjenerali Akin Ozturk, i cili e ka ndihmuar organizimin e grushtshtetit në këtë vend, është vrarë.

Yildirim, për shef të ri të shtamadhorisë së ushtrisë së Turqisë, e ka emëruar gjeneralin, Umi Dundar, pasi shefi i mëparshëm i shtamadhorisë, gjeneral Hulusi Akar, është rrëmbyer nga pjesëmarrësit e grushtshtetit.

Autoritetet në Turqi thonë se së paku 60 vetë janë vrarë gjatë përpjekjes për grushtshtet dhe se 754 persona janë arrestuar deri tash.

Lexo po ashtu Momenti i dorëzimit të ushtarëve turq (Video)

Në pamjet televizive nga Turqia janë parë ushtarët, që e kishin okupuar Sheshin Taksim në Stamboll dhe në Urën e Bosforit gjatë natës, duke u larguar nga ana e policisë, ndërsa turma e njerëzve u fishkëllonte ushtarëve.

Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar se në kryeqytetin Ankara “mbetet“problem i vogël”, ku kryengritësit në pozicione kanë vazhduar të luftojnë.

Aeroplanët luftarakë kanë hedhur bomba në tanket, që ende e ruanin pallatin presidencial dhe parlamentin në kryeqytet.