Sekretari i ri i Mbrojtjes në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, do të jetë gjenerali i pensionuar Lloyd Austin, që ka qenë komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme në kohën e presidentit Barack Obama dhe njëherit është afro-amerikani i parë në këtë funksion, shkruan CNN.
Kongresi që kontrollohet nga shumica e demokratëve, pa ndonjë problem ka miratuar vendimin e nevojshëm që Austin të konfirmohet si Sekretar i Mbrojtjes, që është vendi i parë që presidenti i ri ta shndërroj në ligj, kurse Senati sot duhet ta konfirmojë vendimin, transmeton Telegrafi.
Austin me karrierën e tij ushtarake prej 41 viteve, ka premtuar se do të rrethohet nga civilë të kualifikuar të cilët do t’i kyç në vendime politike.
Ai ka diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point në vitin 1975, e në vitin 2012 ka shërbyer si afro-amerikani i parë si zëvendës në krye të Shtabit Qendror, e një vit mori nën kontroll komandën qendrore në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/