Site icon Telegrafi

Gjenerali Ozturk mohon se ka planifikuar dhe udhëhequr puçin

Agjencia e lajmeve Anadolu Ajansi, ka përmirësuar lajmin e transmetuar më herët, sipas të cilit gjenerali i arrestuar, Akin Ozturk ka pranuar se ka udhëhequr grusht shtetin në Turqi.

Ozturk në deklaratën e tij në prokurori ka mohuar përfshirjen e tij në puçin e 15 korrikut, transmeton Express.

“Unë nuk jam personi i cili ka planifikuar dhe menaxhuar puçin ushtarak. Nuk e di kush e ka planifikuar e as udhëhequr. Nga përvoja time, mendoj se kjo përpjekje për grusht shtet është kryer nga strukturat paralele. Por, në këtë moment unë nuk kam njohuri kush nga Ushtria e ka organizuar atë. Unë vet i kam luftuar këto struktura paralele”, ka deklaruar Ozturk.

Exit mobile version