Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA, Timothy Orr me bashkëpunëtorët e tij, i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.
Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj ata janë pritur nga Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij dhe është njoftuar për aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja, përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës si institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.
Ai ka takuar gjithashtu dy pjesëtarët e FSK-së të cilët kishin dal të parët në garën e “Ushtarit më të mirë për vitin 2017”, tetar Rafet Gashi, tetar Binak Podrimqaku, ku ndau nga një mirënjohje për të arriturat e tyre dhe i përgëzoi për suksesin.
Gjatë vizitës ë tij në Kosovë dhe në FSK, komandanti Orr po ashtu ditë më parë ka vizituar Qendrën për Studime Universitare në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë i cili u prit nga Komandanti i QSU-së Major Avni Kiçina.