Telegrafi

Gjenerali Orr, portret i mbështetjes amerikane për FSK-në

Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara gjeneralmajorin Timothy E. Orr, komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim u diskutua për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ushtarak të FSK-së, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme në zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Gjeneralin Orr u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NATO-s.

Në njoftim thuhet se Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në në të gjitha fushat, duke marrë shembull marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes./Telegrafi/