Telegrafi

Gjenerali kroat Shundov viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Video)

Mirko Shundov, Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Shundov gjithashtu është takuar me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berishën si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. E pas vizitave në Prishtinë, i pari i ushtrisë kroate, vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai bëri nderime pranë varrit të Adem Jasharit dhe të rënëve tjerë të familjes Jashari në Prekaz. /Telegrafi/