Telegrafi

Gjenerali kosovar i ushtrisë kroate tregon pse nuk u bë pjesë e luftës në Kosovë

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci, ka treguar pse nuk iu bashkua luftës së Kosovës.

Ademi ka listuar tri arsyet pse nuk ka pas mundësi që të bëhet pjesë e luftës në Kosovë.

“Unë nuk isha i interesuar për komandë, le të jetë dikush tjetër. Unë isha i interesuar për punë, unë ua bëj planifikimin e luftës”, kështu tha mes tjerash, gjenerali i ushtrisë kroate me origjinë nga Kosova, Rrahim Ademi.

“E para: në atë kohë isha i paditur në Hagë”.

“E dyta, sepse çdo largim i imi nga Kroaci do të më kishin futur në burg”.

E treta, pa marrë parasyshm, kemi pas një mbledhje në Split, para fillimit të luftës, ka qenë Bedri Selmani, Naim Shala, ka qenë dy shqiptarë prej Bosnjës, kanë qenë prej UÇK-së, ka qenë Ton Berisha dhe në atë mbledhje mirë iu kam thënë: Unë sjam i interesuar për komandë, le të jetë komandant dikush prej Kosovës, të bëhet Sylejman Selimi, unë jam i interesuar për punë, unë po ua bëj planifikimin e shlirimjit të Kosovës dhe të gjitha operacioneve. Unë vendlindjen vatanin e du me zemër, e jo për interes e pare”, tha Ademi në RTK.

Tutje theksoi se pasi Agim Çeku u bë gjeneral, ai ka hequr dorë për t’u bërë pjesë e luftës së Kosovës.

“Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Çekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension, Agim Çeku u bë komandat. Pasi ai u bë komandant, çka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtari tim që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurfarë rezultati”, tha Ademi.