Gjenerali Nasser Shabani, një komandant në Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit vdiq nga coronavirusi i ri, ose COVID-19, sipas agjencisë së lajmeve gjysmë zyrtare të Fars të premten.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Shabani e filloi karrierën e tij në 1982 gjatë Luftës Iran-Irak.
Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga shpërthimi i sëmundjes dhjetorin e kaluar.
Numri i vdekjeve nga virusi në Iran u rrit në 514, njoftoi të premten televizioni shtetëror, shkruan më tej Anadoly Agency.
Autoritetet thanë që 85 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa u shfaqën 1.289 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 11,364, citohet të jetë cituar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.
Pas shfaqjes në Kinë, virusi është përhapur në 123 vende dhe territore.
Vdekjet në nivel global arrijnë numrin 5,000, me më shumë se 132.500 raste të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit që shpalli shpërthimin një pandemi globale. /Telegrafi/