Ideja e shkëmbit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas Komandantit të KFOR-it, Salvatore Cuoci, do të ishte kthim në vitet e ’90-ta.
Gjenerali Cuoci ka thënë se duke marrë parasysh historinë e Ballkanit nëse rifillojmë me idenë dhe me planet e mureve, ose shkëmbim territoresh, ose të ndarjes, siç ishte ideja fillestare, një gjë e tillë mund të shkaktojë një situatë tjetër rreth ballkanasve dhe ne kemi vende të tjera të Ballkanit që ata kanë të njëjtat probleme.
“Në thelb dikush ka folur ose ka idenë se ndarja mund të jetë një zgjidhje për Kosovën. Sidoqoftë, kjo mbështetet në vendimin e kombeve në radhë të parë, kombit që përfshihet në proces dhe atëherë është e nevojshme përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare. Ky është mendimi im personal, por duke marrë parasysh historinë e Ballkanit nëse rifillojmë me idenë dhe me planet e mureve, ose shkëmbim territoresh, ose të ndarjes, siç ishte ideja fillestare, një gjë e tillë mund të shkaktojë një situatë tjetër rreth ballkanasve dhe ne kemi vende të tjera të Ballkanit që ata kanë të njëjtat probleme”, ka thënë Cuoci, në një intervistë oër Zërin.
Sipas tij, në këtë mënyrë do të fillohej përsëri me këtë proces, pra i gjithë rajoni i Ballkanit do të jetë edhe një herë në të njëjtën situatë të asaj 20-25 vjet më parë dhe kjo, siç shprehet Cuoci, është e përshtatshme për stabilitetin e rajonit që të rifillojë me këtë proces.
Ai ka thënë se “ky është vetëm mendimi im personal dhe mendoj se kjo bazohet në faktin se në realitet duhet të merret vendimi mes institucionit dhe qeverive, si dhe vendet që janë të përfshira në këtë proces”.
“Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet të shohë atë që është përfundimtare. Dialogu është mënyra kryesore për të arritur një marrëveshje dhe unë do të sugjeroja që të bëhen të gjitha përpjekjet për të marrë një vendim përfundimtar mbi dialogun për të ecur përpara dhe të rezultojë me një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe edhe qytetarët e Serbisë, që do të çojë në një të ardhme më të mirë për të gjithë, arsimim më të mirë dhe gjithashtu mundësinë për t’u bashkuar me institucionet perëndimore dhe kjo është diçka që ky popull e meriton. Ne duhet të mendojmë rrugën për të finalizuar dialogun, sepse dialogu është një mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për këtë vend dhe të gjitha përpjekjet duhet të bëhen në këtë drejtim duke shpresuar që kjo të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë ai.