Ish-gjenerali serb Millovan Bojoviq, i arrestuar në Podujevë është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Gjilan.
Ai është dënuar me 30 ditë burgim për kalim ilegal të kufirit, por jo për shkak të krimeve për të cilat ai dyshohet që i ka kryer gjatë luftës.
Për këto krime, Begjet Shala i KMDLNJ-së, thotë se ka dëshmi të shumta.
Sipas avokatit Tomë Gashi, vepra për të cilën është arrestuar Bojoviçi është vepër e kundërvajtës.
Avokati Gashi thotë se Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës është dashur të bëjë administrimin e provave në mënyrë që të fillojë hetimet ndaj Bojoviqit për krime lufte.
Ndërkohë Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut thotë se disponon qindra dëshmi për krimet që i kanë kryer në Kosovë ish-udhëheqës të ushtrisë serbe.
Madje këto dëshmi sipas KMDLNJ-së, iu kanë ofruar organeve të drejtësisë në vend, por ato nuk janë marrë në konsideratë.
Millovan Bojoviq, kujtohet si personi më famëkeq i cili nga pozita e gjeneralit në Korpusin e ushtrisë jugosllave në Prishtinë, dyshohet të ketë dhënë urdhër për vrasjen e më shumë se 500 shqiptarëve, dëbimin e mijërave të tjerëve, si dhe djegien e qindra shtëpive, shkruan Zëri.
https://www.youtube.com/watch?v=avTrqz0ai24