Site icon Telegrafi

Gjenerali amerikan: Xhihadistët po fshihen në spitale, shkolla dhe shtëpi

Forcat irakiane po përparojnë në ofensivën kundër pjesëtarëve terroristë të Shtetit Islam nga Mosuli, por po përballen me luftëra “shumë të komplikuara” në rrugë, pasi xhihadistët fshihen në xhami, shtëpi dhe spitale, tha të mërkurën komandanti i forcave tokësore të koalicionit amerikan, gjeneral-majori Xhozef Martin.

“Forcat e sigurisë irakiane vazhdojnë të avancojnë për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit”, tha Martin për Reuters.

Exit mobile version