Kuvendi i Komunës së Deçanit, sot do të shpall “Qytetar Nderi” gjeneral brigade të Ushtrisë së SHBA-së, John C. Boyd.
Kuvendi i Komunës së Deçanit do të mblidhet në ora 11:00, për të marrë vendim për të shpallur gjeneralin “Qytetar Nderi”. Kurse ceremonia solemne e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit, mbahet në ora 12:00, ku merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/