Site icon Telegrafi

Gjenerali amerikan: Rusia ka vendosur raketa për ta kërcënuar NATO-n

epa05070473 A handout picture made available 27 September 2012 on the official website of the Russian Defence Ministry shows Russian cruise missile test-firing against targets located in the Barents Sea during military drills in Russia's Arctic areas. Media reports on 15 December 2015 said that part of a Russian cruise missile hit a block of flats in the Russcian arctic region during a test that went wrong. So far there are no report of fatalities or injuries. EPA/RUSSIAN DEFENCE MINISTRY PRESS SERVICE BEST QUALITY AVAILABLE HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Zëvendësshefi i Shtatmadhorisë së bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Paul Selva, thotë se Rusia ka vendosur raketa me koka atomike, që paraqesin shkelje të “frymës dhe qëllimit” të marrëveshes për kontrollin e armatimit bërthamor të periudhës së Luftës së Ftohtë, dhe këtë e ka bërë për “të paraqitur kërcënim për NATO-n”.

Gjenerali Paul Selva, që është oficeri i dytë më i lartë në ushtrinë amerikane, ka konfirmuar sot se Rusia ka vendosur raketa me kokë atomike, që lansohen nga toka të tipit, SSC-8.

Mëtutje, duke folur në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Selva tha se “vetë sistemi paraqet rrezik për pjesën më të madhe të kapaciteteve” të Shteteve të Bashkuara në Evropë.

“Ne besojmë se rusët qëllimisht i kanë vendosur ato me synim që të paraqesin kërcënim për NATO-n dhe për kapacitetet brenda hapësirës së përgjegjësisë së NATO-s”.

Ish-presidenti, Barack Obama, e pat akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes, por dëshmia e gjeneralit Selva, ishte konfirmimi i parë publik i raporteve të reja aktuale se Rusia në mënyrë sekrete i ka vendosur raketat.

Exit mobile version