Site icon Telegrafi

Gjenerali amerikan paralajmëron: Lufta në Evropë nuk është më e pakonceptueshme

Edicioni i fundit i revistës Prism, sjell një histori interesante në të cilën një gjeneral amerikan në pension, Stanley McChrystal, paralajmëron se lufta në Evropë nuk është e pamundshme.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaratën e tij e ka sqaruar duke thënë: “Shfaqet nacionalizmi i fuqive të mëdha. Rritet Kina, kthehet Rusia, të dyja këto vend me fuqi të mjaftueshme dhe besim për tu kthyer në qëllimet tradicionale nacionaliste. Rusia është duke u përpjekur për tu rivendosur në hapësirat ukrainase, ndoshta edhe në vendet e Baltikut”.

Ai shton se ky është rezultat i natyrshëm i rrethanave.

“Mendoj se ne nuk e kemi parë fundin e historisë së vitit 1989, është më e mundshme që të kthehemi në shtigjet e vjetra”, ka thënë më tej McChrystal.

Gjenerali McChrystal gjithashtu thotë: “… Njerëzit që duan të besojnë se lufta në Evropë nuk është e mundur, ndoshta do të befasohen. Ne duhet të pranojmë politikën e një fuqie të madhe, ne nuk mund të pretendojë se nuk ka një të tillë”. /Telegrafi/

Exit mobile version