Telegrafi

Gjeneralët nga SHBA-ja dhe Rusia takohen për herë të parë ballë për ballë

Lieutenant Colonel Jeremy ÒMaestroÓ Renken (C), the U.S. Air Force pilot who shot down an Iranian-made drone over Syria on June 8, 2017, speaks with U.S. Air Force Chief of Staff General David Goldfein next to an F-15E Strike Eagle fighter jet at a U.S. military installation in the Middle East. U.S. Air Force/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY

Gjeneralët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar për herë të parë, ballë për ballë, në përpjekje për t’iu shmangur përleshjeve, derisa të dyja palët po luftojnë të rimarrin territorin e Shtetit Islamik, në Siri, ka njoftuar Pentagoni.

Zëdhënësi i koalicionit të mbështetur nga SHBA-ja në Bagdad, Koloneli Ryan Dillon, ka thënë në një takim informues të Pentagonit se “ Ata kanë diskutuar ballë për ballë, me gjeneralët rus me harta dhe grafika para vetes”, tha Dillon.

SHBA-ja dhe Rusia janë koordinuar përmes telefonave, në mënyrë që t’iu shmangen sulmeve të njëra tjetrës, tha Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ai u shpreh se nuk është i brengosur, “Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Rusinë. Do e zgjidhim këtë problem”, tha Mattis.

Pentagoni njoftoi për këtë takim, pasi që Rusia, kishte kërcënuar SHBA-në se do të hakmerrej nëse forcat ushtarake qeveritare në Rusi sulmohen nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja. /Rel/