Site icon Telegrafi

Gjendje jo e mirë e kompleksit të Jasharajve në Prekaz

Edhe ky 28 Nëntor, e gjeti kompleksin e Jasharajve, në gjendje jo të mirë. Për gjendjen në këtë kompleks, nga familja, thonë se po presin krijimin e qeverisë së re.

Një pjesë e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Busti i heroit Adem Jashari e shtëpia-muze në të cilën vizitat janë tejet të shpeshta ndodhen në gjendje jo të mirë.

Sabri Haziri, i cili ka ardhur nga Mitrovica për të bërë homazhe tha se fajtorë për këtë gjendje janë institucionet.

“Gjithçka ka rilindur nga ky vend për çështjen kombëtare. Gjendja e bustit është në gjendje jo të mirë për të mos thënë e mjerueshme. Ku bust është dashur të duket bukur. Edhe i dukatit po të ishte nuk mjaftonte”, shprehet për RTV Dukagjinin, Sabri Haziri.

E në familjen Jashari nuk kanë dashur të prononcohen.

Ciceroni i këtij kompleksi, Xhevat Imeri  theksoi se gjendja e tij shihet dhe nuk ka nevojë për tu komentuar.

“Çdo vizitor që vjen këtu, pyetjen e parë e bëjnë për gjendjen e bustit… Projektet që janë bërë dhe ato që do të bëhen bashkë me ndihmën e shtetit të Kosovës shpresojmë se do ta bëjnë këtë vend ashtu si e meriton”, shprehet ciceroni Xhevat Imeri.

Ekipi i RTV Dukagjinit ka tentuar të marrë një përgjigje të detajuar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, por ai ka shkurt është shprehur se po e presin krijimin e qeverisë së re.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar qysh në vitin 2007 Ligjin për shpalljen e kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional./Telegrafi/

Exit mobile version