Telegrafi

Gjendje emergjente me energjisë, qytetarët luten të kursejnë

Në orët e hershme të mëngjesit është lajmëruar për ndaljen e paplanifikuar të njësisë B1 në Termocentralin Kosova B të KEK dhe si pasojë ka ardhur deri te mungesa e 250 MWh të energjisë elektrike në sistem.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KEK dhe jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që prishja në B1 të sanohet në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor dhe prodhimi të stabilizohet. Sidoqoftë ende nuk jemi informuar për kohën e kthimit të njësisë B1 në prodhim, njoftohet nga KEDS-i.

Duke marrë parasysh sasinë e shtuar të konsumit të energjisë elektrike për shkak të rënies së temperaturave, lusim të gjithë qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike. Përdorimi i përgjegjshëm i energjisë elektrike ndihmon sektorin e energjisë dhe vetë qytetarin. /Telegrafi/