Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që gjatë ditës së sotme (e enjte) të ketë vërshime në disa komuna të Kosovës.
E më së shumti pati në Skenderaj, ku sipas disa fotografive të publikuara në rrjete sociale janë parë rrugët e bllokuara si dhe shumë makina të zhytura në ujë.
Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi.
“O Zot mbroj qytetarët e vendit tim. Skenderaj”, ka shkruar ajo shoqëruar postimin në InstaStory me një ‘emoji’ zemër të kuqe.
Ndërkohë, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, përmes një postimi në Facebook ka shpallur gjendjen të jashtëzakonshme duke treguar se ka formuar edhe Shtabin Emergjent.
Gjendje aspak e mirë është shfaqur edhe në qytete të tjera si: Mitrovicë, Pejë e Istog. /Telegrafi/