Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë.
Sipas njoftimit, 630 raste janë të konfirmuara me virusin Sars-CoV-2, ku 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 608 janë nën asistim të oksigjeno-terpaisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë: 250 të konfirmuar me Sars Cov-2, 13 në gjendje të rënduar dhe 267 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 112 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 68 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në intensiven e Klinikës Infektive dhe Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë, 380 të konfirmuar pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 341- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 61pacientë, Spitali i Gjakovës, 78 pacientë, Spitali i Pejës, 101 pacientë, Spitali i Gjilanit, 81 pacientë, Spitali i Ferizajt, 64 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë. /Telegrafi/