Uragani Dorian që goditi Bahamet me stuhitë të fuqishme të kategorisë së peste, ka lënë gjendje të rëndë, me shtëpi të rrënuara dhe mungesë shumë të madhe ushqimi.
Deri më tani, janë 30 të regjistruar si të vdekur, qindra të zhdukur dhe shumë trupa njerëzish po shihen në hapësira të ndryshme, kur po i sjellë uji, transmeton Telegrafi.
Mbi 70 mijë banorë, janë pa kushte elementare për jetë, ndërsa rrënimet i kanë bllokuar nëpër vendbanime të ndryshme dhe nuk po mund t’i marrin ndihmat.
Shkaku i shtëpive të rrënuara, ata po qëndrojnë në qiell të hapur, ndërsa disa që janë në afërsi të aeroportit, po presin në radhë që të evakuohen. /Telegrafi/