Telegrafi

Gjendje më e lehtësuar në Spitalin e Pejës, kryeinfermierja Krasniqi: Nëna me COVID-19, edhe foshnja rezulton e infektuar

Foto: Arkiv

Infermierja kryesore e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Hidajete Krasniqi, në një prononcim për emisionin e mëngjesit në Radio Një, ka folur për situatën me COVID-19, duke thënë se bazuar në të dhënat e fundit, situata me COVID-19 është lehtësuar.

Krasniqi bëri të ditur se janë 212 pacientë që po trajtohen për coronavirus, prej tyre 188 janë me oksigjeno-terapi.

Kohëve të fundit, është një rritje e ndjeshme e infektimit të fëmijëve me COVID-19, gjë që ka prekur edhe regjionin e Pejës.

Sipas kryenifermieres Krasniqi, ka shumë fëmijë të infektuar, por se janë duke e kaluar lehtë këtë infektim.

“Kemi pranuar një foshnje, që së bashku me nënën lehonë ishin të infektuar dhe pas kontrollit janë lëshuar në shtëpi, pasi kanë gjendje të lehtë”, ka thënë Krasniqi.

Ka pasur edhe një rast, kur një nënë shtatzënë, e infektuar me COVID-19, ka sjellë në jetë fëmijën, që ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Por, se të dy si nëna, ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Njeshi/