Telegrafi

Gjendje e keqe e arsimit shqip në Mal të Zi (Video)

Shqiptarët në Mal të Zi janë të pakënaqur me gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe, ndaj kërkojnë nga institucionet shtetërore respektimin e të drejtës elementare të arsimit në gjuhën amtare.

Ata kërkojnë që tekstet dhe programet shkollore të përfaqësojnë vlerat dhe kulturën kombëtare të nxënësve, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në shumë objekte shkollore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë kuadër, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, ishte këto ditë për një vizitë në Mal të Zi.