Site icon Telegrafi

Gjendje e jashtëzakonshme për 0.2 milimetra shi

Në qytetin Iquique në shkretëtirën kiliane Atacama, të hënën pasdite ka rënë 0.2 milimetra shi që është përcjellë me erë mesatare me shpejtësi prej 17 km/h, njofton shërbimi meteorologjik në Santiago.

Kjo ka mjaftuar që në disa pjesë të ketë rrymime ajri me ç’rast janë dëmtuar kulmet e 4.000 shtëpive. Të martën shkollat nuk kanë punuar me qëllim që të ndërtohen pjesët e dëmtuara.

Në këto pjesë, gjatë gjithë vitit bie 0.6 milimetra shi, ndërsa kulmet shërbejnë për t’u mbrojtur nga dielli dhe jo nga shiu. Prandaj ky shi i pakët ka shkaktuar çrregullim në këtë vend.

Exit mobile version