Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën Alberta në Kanada, pasi zjarri ka detyruar të 88,000 banorët e qytetit Fort MekMurej të ikin.
Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarri mund të shkatërrojë shumicën e qytetit.
Zjarri ka shpërthyer qysh të dielën dhe ka djegur 1,600 struktura, përfshirë një shkollë të re, në Fort MekMurej.
Evakuimi ka qenë më i madhi në historinë e Albertës, transmetojnë mediat.
Kompanitë pranë të naftës janë detyruar të ndërpresin prodhimin.
Deri më tash, nuk ka raporte për viktima në njerëz.
Për më shumë vizitoni: http://www.bbc.com/news/world-us-canada-36209649