Të paktën 11 vetë vdiqën në SHBA për shkak të kushteve ekstreme të motit, njofton CNN.
I ftohti polar ka goditur pjesën më të madhe të SHBA, ku temperaturat rekord janë regjistruar që nga e marta.
Dëbora vazhdoi të bie edhe sot dhe një paralajmërim i posaçëm u lëshua për nesër në bregun lindor, i cili kërcënohet nga një stuhi “monstruoze” e dëborës me erëra me intensitet stuhi, thanë ekspertët.
Meteorologët e quajtën stuhinë e ardhshme një “ciklon bombastik” për shkak të shpejtësisë shpërthyese që po përhapet dhe i paralajmëroi banorët të mos largoheshin nga shtëpitë.
Guvernatori Nathan Dil shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 28 qarqet e Shtetit në Xhorxhia.