Telegrafi

Gjendje e jashtëzakonshme në Pakistan

Shumë kanale jo qeveritare thuhet se kanë ndaluar transmetimet dhe dëshmitarë okularë thonë se trupat paraushtarake janë dislokuar jashtë stacioneve të radios dhe TV që i përkasin shtetit.

Gjenerali Musharraf ka kohë që po përballet me presion politik në rritje me kthimin nga mërgimi të udhëheqëses së opozitës, Benazir Bhutto.

Gjykata Supreme do të vendoste më vonë nëse ishte e ligjshme që gjenerali Musharaf të ishte kandidat për president ndërsa vazhdonte të drejtonte ushtrinë.

TV pakistanez ka bërë të ditur se kushtetuta e vendit është pezulluar.

Ai njoftoi se edhe kryetari i gjykatës supreme, Iftikhar Chaudhry, që e shpalli jokushtetues gjendjen e jashtëzakonshme, është hequr nga posti. /bbc/

Konferencë ndërkombëtare për sigurinë

Ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga gjashtë vendet fqinjë të Irakut, si dhe përfaqësues të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, marrin pjesë në një konferencë në Turqi e cila synon sigurinë dhe stabilitetin në Irak.

Në konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues të grupit të tetë vendeve më të industrializuara, figura të rëndësishme nga Kombet e Bashkuara, Lidhja Arabe dhe Organizata e Konferencës Islamike.

Bagdadi ka bërë të ditur se nuk dëshiron që bisedimet të eklipsohen nga tensionet ndërkufitare me Turqinë, lidhur me aktivitetet e grupit rebel kurd, PKK.

Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki, ka thënë se Bagdadi shpreson që konferenca e Stambollit do të çojë në marrjen e hapave praktikë në përfitim të Irakut.

Një korrespondent i BBC-së në Stamboll thotë se Iraku do të përpiqet t’i bindë pjesëmarrësit e konferencës për rëndësinë që ka krijimi i vendeve të punës dhe shërbimeve në gjendjen e sigurisë në vend. /bbc/