Site icon Telegrafi

Gjendje e jashtëzakonshme në Nigeri shkaku i mungesës së ushqimit, shteti ndihmon familjet me rreth 9 euro në muaj

Presidenti nigerian, Bola Tinubu ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe mungesës së ushqimit.

Si pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, u prezantua një iniciativë për të mbrojtur fermerët, shumë prej të cilëve janë bërë shënjestër e bandave që i rrëmbejnë për shpërblim.

Lexo po ashtu Nigeriania gatoi 100 orë pa ndërprerë - Guiness World Records ja njeh edhe zyrtarisht rekordin

Shteti do të ndihmojë familjet e varfra me rreth 10 dollarë në muaj për gjashtë muajt e ardhshëm dhe paratë e kursyera nga shteti nga heqja e fundit e subvencionimit të karburanteve do të përdoren për të siguruar plehra dhe drithëra të nevojshme për fermerët.

“I siguroj të gjithë nigerianët se askush nuk do të mbetet pas nga këto ndërhyrje strategjike”, tha Tinubu, i cili mori detyrën si president në maj të këtij viti, raporton bbc.

Bursat mujore janë të destinuara për 12 milionë familje, përmes programit “Rrjeti Kombëtar i Sigurisë”, i cili është një nismë më vete nga ajo me të cilën qeveria e mëparshme jepte ndihmë për familjet rreth gjashtë dollarë në muaj.

“Programi pritet të stimulojë aktivitetet ekonomike në sektorin informal dhe të përmirësojë ushqimin, shëndetin, arsimin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në familjet përfituese”, tha Tinubu.

Lexo po ashtu Përmbytet një varkë në Nigeri, të paktën 100 të vdekur

Në një raport të OKB-së nga janari i këtij viti, parashikohet se 25 milionë nigerianë janë në rrezik të lartë për të mos qenë në gjendje të përballojnë ushqimin e mjaftueshëm çdo ditë këtë vit.

Përveç kësaj, më shumë se 350 fermerë janë rrëmbyer ose vrarë vetëm në 12 muaj që nga qershori 2022, me numrin më të madh të sulmeve që kanë ndodhur në veri të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version