Site icon Telegrafi

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi mbetet e pandryshuar

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit mbetet e pa ndryshuar edhe sot, dhe vazhdon të trajtohet nën përkujdesjen e shtuar të mjekëve në Qëndresën Klinike Intensive në QKUK.

“Gjendja shëndetësore e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit është e pandryshuar prej ditës së djeshme. Nuk mundemi me thënë se është gjendje stabile derisa ai po vuan nga një sulm në tru”, theksoi zëdhënësi QKUK-së, Shpend Fazliu për KosovaPress.

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës prej pasdites së hënë.

Exit mobile version