Site icon Telegrafi

Gjendja shëndetësore e Adriana Matoshit është stabile, pritet të lirohet nga spitali

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi ditë më parë iu nënshtrua operimit për shkak të paraqitjes të tumorit në tru pas nëntë vitesh.

Operacioni i aktores përfundoi me sukses, ndërsa tashmë thuhet se gjendja e saj është stabile dhe pritet të lirohet nga spitali.

Kështu ka thënë për Klan kosova, mikesha e saj Gentiana Bunjoshi, e cila ndër tjera njoftoi se aktorja do të kthehet në shtëpi pas pak kohe.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Kujtojmë që përmes një statusi në Facebook, Matoshi njoftoi miqtë dhe fansat e saj se po përballet sërish me tumorin në tru dhe se i duhej t’i nënshtrohej operimit.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ndërkohë, për t’u solidarizuar me sfidën dhe diagnozën e saj, u organizua një ecje në sheshet kryesore në Prishtinë, ku morën pjesë një numër i qytetarëve, miqve dhe kolegëve të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version