Telegrafi

Gjendja rrallë e vogëlushes me ‘flokët Einstein’ të cilën e kanë më pak se 100 njerëz në botë (Foto)

Evelin Cubbedge nga Florida e Shteteve të Bashkuara, është prekur nga një gjendje e rrallë e njohur si ‘flokët Einstein’.

Vogëlushja pesëvjeçare e ka Sindromin e Flokëve të Pakrehura, me të cilën janë prekur më pak se 100 njerëz në botë, që nuk mundin t’i krehin flokët si duhet, transmeton Telegrafi.

Nga e njëjta gjendje besohet se ka vuajtur edhe Albert Einstein, ndërsa atë e krahasojnë shpesh me shkencëtarin e shekullit të XIX, ndërsa nuk hezitojnë të pyesin nëse e ka zënë rryma.

Vogëlushja me flokët si të fizikanit Einstein

Nëna saj Nicole, shpesh ishte nervozuar me talljet e njerëzve – por, është ngushëlluar me shumë krahasime të këndshme dhe sjellje me mirësi. “Ka pasur raste që e kanë përqeshur, por në shumicën e rasteve i japin komplimente dhe duan t’ia prekin flokët” ka thënë Nicole.

Ajo ka shpjeguar se Evelin nuk ka pasur asnjë fije floku derisa ka mbushur dhjetë muaj, ndërsa pasi i dolën i kishte shumë të egra dhe i qëndronin të ngritura. Për fat të keq, asaj nuk i rriten më shumë dhe nuk mund t’ia presin, nga frika se nuk i zgjaten më. /Telegrafi/