Site icon Telegrafi

Gjendja nëpër kufij për të hyrë e dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen nëpër pikat kufitare.

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa për të dalë, ato shkojnë deri në 1 orë e 40 minuta.

Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa për të dalë nga ky vendkalim, koha e pritjes nuk i kalon 15 minutat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në gjysmë ore regjistrohen edhe në pikëkalimin kufitar të Muçibabës, ndërsa për të dalë nga kjo pikë, pritjet arrijnë deri në 20 minuta.

Në pikat tjera kufitare, kohëzgjatja e pritjeve për të hyrë apo dalë nga Kosova nuk i tejkalon 15 minutat./Telegrafi/

Exit mobile version