Telegrafi

Gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

Foto: Ilustrim

Pavarësisht fluksit të bashkatdhetarëve që po vijnë për festat e fundvitit në vendin tonë, në vendkalimet kufitare mëngjesin e sotëm nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orë 08:00, vendkalimin kufitar në Merdar, ku për hyrje-dalje pritet prej 5-10 minuta.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta.

Ndërkohë, bashkadhdhetarët tanë kanë njoftuar ditëve të fundit se po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë.

Ndryshe në vendimin e fundit për masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person, i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë [me dy doza] kundër COVID-19), thuhej në vendim.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU./Telegrafi/