Telegrafi

Gjendja në vendkalimet kufitare, kolona të gjata në dalje të pikave kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë

Foto: Arkiv

Bashkatdhetarët të cilët kanë qëndruar për pushime në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet e Evropës ku jetojnë dhe veprojnë.

Dy vendkalimet kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 1 mijë metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë po zgjatë mbi tri orë.

Kurse, në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri 600 metra, pritja e qytetarëve për të kaluar kufirin është deri në dy orë.

Ndërsa, në hyrje të vendkalimeve kufitare gjendja raportohet të jetë e qetë dhe nuk ka kolona. Hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/