Telegrafi

Gjendja në vendkalimet kufitare, kolona më së shumti te Dheu i Bardhë

Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë po vazhdon të ketë kolona edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit të publikuara në ora 12:04 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se kolonat te Dheu i Bardhë arrijnë deri 1200 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë është deri në dy orë, transmeton Telegrafi.

Në pikën tjetër kufitare, Muçibabë, kolonat arrijnë deri 400 metra, qytetarët po presin deri 40 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona, ndërsa dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur për gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/