Site icon Telegrafi

Gjendja në rrugët e Maqedonisë

Komunikacioni rrugor në Maqedoni në të gjithë rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa por në rrugë të lagura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qarkorja e Shkupit është lëshuar për qarkullim në të dy drejtimet, por ka pjesë të dëmtuara të rrugës, ku dhe janë vendosur sinjalizime për rregullimin e shpejtësisë së qarkullimit të automjeteve.

Drejtimi rrugor Shkup – Makedonski Brod është vënë në qarkullim për automjetet e lehta.

NP Rrugët e Maqedonisë pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandon ti drejtojnë automjetet e tyre me kujdesin më të madh në pjesën tek fshati Blizansko, 500 metra pas urrës në lumin Treska në gjatësi prej 50 metrash. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë vazhdojnë të punojnë në aftësimin e drejtimit rrugor për qarkullim normal.

LAMM propozon vozitje me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur të qarkullimit sidomos në pjesët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

 

Exit mobile version