Telegrafi

Gjendja në pikë-kalimet kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë rreth një orë

Sikurse edhe gjatë ditës, edhe në orët e mbrëmjes së të dielës, krahasuar me ditët paraprake, nuk janë regjistruar pritje të gjata pikat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 21:29) pritje me të gjata ka në pikën  kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë dhe pritjet janë 40-50 minuta në dalje të Kosovës dhe deri në 35 minuta në hyrje.

Kolona dhe pritje deri në 70 minuta ka në pikën kufitare në Vërmicë, në hyrje nga Shqipëria. Ndërsa edhe në Hanin e Elezit po pritet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/