Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare.
Edhe gjatë ditës së sotme, pika kufitare me Serbinë (Dheu i Bardhë) vazhdon të jetë më e ngarkuar, transmeton Telegrafi.
Kolonat në këtë pikë janë deri 250 metra, ndërsa pritja e qytetarëve për të hyrë në Kosovë është deri një orë.
Pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara, hyrja dhe dalja nga Kosova mund të bëhet nga 5 deri 10 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU./Telegrafi/