Telegrafi

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Foto: Arkiv

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën pasdite në dy pika kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, ka kolona të gjata të veturave.

Në pikën kufitare Muçibabë, kolona në hyrje është 300 metra dhe pritjet janë deri në një orë.

Ndërsa, kolona në dalje të kësaj pike kufitare është 150 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore, e kolona është 200 metra.

Kolona ka edhe në pikën në Merdar, ku pritjet janë deri në 20 minuta. /Telegrafi/