Site icon Telegrafi

Gjendja në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova

Foto: Arkiv

Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 06:39 qytetarët po presin nga 60 deri në 80-90 minuta për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar, transmeton Telegrafi.

Këto dy vendkalime kufitare tash e disa ditë kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave.

Për vendkalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version