Gjendja epidemilogjike në Dibër, si dhe në nivel të shtetit është stabile.
Kështu vlerëson Baki Alili, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Ai tha se në kovid-qendrën në Dibër është i shtruar vetëm një pacient.
“Bëhet fjalë për një grua të moshuar, nga Komuna Qendër Zhupë, e cila ndodhet në mbështetje të oksigjenit përkohësisht. Ky është numri më i ulët, që nga hapja e qendrës në nëntor të vitit të kaluar”, tha Alili.
Ai tha se është optimist për situatën me COVID-19, por bëri thirrje që të vazhdohet me respektimin e masave.
Ai gjithashtu tha se procesi i vaksinimit zhvillohet pandërprerë, duke shtuar se janë përfshirë banorët e të dy komunave./Telegrafi/