Gjendja epidemiologjike në Komunën e Dibrës dhe Komunën e Qendrës Zhipë mund të vlerësohet sis tabile, ndërsa këtë e vërtetojnë edhe të dhënat se dy rastet e fundit që janë vërtetuar janë regjistruar më 19 tetor.
Drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Alili thotë se në pesë ditët e fundit nuk ka persona që janë paraqitur në kovid qendrën për simptoma të këtij virusi.
Muajin e kaluar në këto dy komuna kishte vetëm katër raste të reja, ndërsa në listën e personave të shëruar i regjistruan 67 persona dhe tre të tjerë humbën jetën nga coronavirusi.
Në gusht dhe shtator u regjistruan 357 raste të reja, ndërsa të vdekur nga gushti deri më 121 shtator humbën jetën 16 persona nga këto dy komuna.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, kjo rrethinë ishte ndër vendet e para që kishte virus, prej fillimit janë regjistruar 1.453 raste dhe 80 persona humbën jetën./Telegrafi/